Si të ... | Kosovar Wizzkids | Donatorët
drejtori | administratori | mësimdhënësit | pastruesit | shtëpiaku | rojtari
gjuha | drejtimi natyror | drejtimi shoqëror | lëndët e shkathtësisë | klasa e nëntë
e parë | e dytë | e tretë | e katërt | e pestë | e gjashtë | e shtatë | e tetë | e nëntë

arsimtarët

logoup
Zeqir Brahimi
Arsimtar i Teknologjisë (BAT)
Kujdestar i klasës V-1
Filloi punën më 1995

Quhem Zeqir Sejdi Brahimi, i lindur më 05.05.1967 në Açarevë, komuna e Skënderajt. Shkollën fillore e kam kryer në fshat, ndërsa shkollën e mesme në Turiqec (vitin I - II), ndërsa vitin III-IV në 'QAMO-Ramiz Sadiku' në Skënderaj. Kam filluar të punojë në vitin 1995 në vendin e punës si arsimtar i arsimit teknik, ku punoj edhe tani.

Musli Haxha
Arsimtar i Muzikës - Artit
Kujdestar i klasës VII-1
Filloi punën më 1994

Quhem Musli Haxhi Haxha, i lindur më 10.03.1975 në Açarevë, komuna e Skënderajt. Shkollën fillore e kam të kryer në fshat, ndërsa shkollën e mesme në Shkollën e Mesme të Muzikës në 'Iosip Sllovenski' në Prizren, në vitin 1994. Kam filluar të punojë më 01.09.1994 si arsimtar i muzikës, ku punoj edhe tani.

Faton Zekaj
Arsimtar i Biologjis Kimis
Kujdestar i klasës VII-2
Filloi punën më 2003

Quhem Faton Milazim Zekaj, i lindur më 15.10.1979 në Burojë, komuna e Skënderajt. Shkollën fillore dhe të mesmen i kam kryer në Turiqec. Pas mbarimit të luftës në vitin shkollor 2000/01 kam regjistruar studimet në Prishtinë,SHLP - Gjuhë dhe letërsi shqipe dhe i kam mbaruar më 13.12.2003. Kam filluar të punojë si bibliotekist në shkollën fillore 'Abedin Rexha-Sandokani' në Turiqec prej 13.04.2003 deri më 31.08.2003. Ndërsa më 01.09.2003 kam filluar të punojë si arsimtar i diplomuar në shkollën fillore 'Ismet Rrahmani' në Açarevë, ku edhe sot punoj. Dëshira ime është që nga kjo shkollë të dalin kuadro sa më të afta për në të ardhmen.

Milaim Bilalli
Arsimtar i Historisë
Kujdestar i klasës VIII-1
Filloi punën më 1995

Quhem Milaim Hajrush Bilalli, i lindur më 05.11.1967 në Açarevë, komuna e Skënderajt. Shkollën fillore e kam kryer në fshat, ndërsa shkollën e mesme në 'QAMO-Ramiz Sadiku' në Skënderaj. Kam të regjistruar SHLP-Mësimi klasor në Gjakovë, tani jam absolvent. Kam filluar të punojë më 01.09.1994 në shkollën fillore 'Ismet Rrahmani' në Açarevë, ku punoj edhe sot.

Sylë Hajdari
Arsimtar i Matematikës
Filloi punën më 2005

Quhem Sylë Haxhi Hajdari, i lindur më 15.01.1982 në Burojë, komuna e Skënderajt. Shkollën fillore e kam kryer në Vojnik, ndërsa shkollën e mesme në 'QAMO-Ramiz Sadiku' në Skënderaj. Kam të regjistruar SHLP-në në Prishtinë, dega e Matematikës në vitin e tretë, absolvent. Kam filluar të punojë më 01.09.2005 në shkollën fillore 'Ismet Rrahmani' në Açarevë, ku punoj edhe sot.

Iljaz Azemi
Arsimtar i Historisë.
Kujdestar i klasës IX-1
Filloi punën më 1995

Quhem Iljaz Hysen Azemi, i lindur më 25.03.1967 në Açarevë të komunës së Skënderajt. Jam djali i tetë (8) i Hysenit. Jam i martuar dhe kam tre fëmijë: dy djem e një vajzë. Që nga fëmijëria kam pasur respekt dhe sinqeritet ndaj mësuesit dhe dëshira ime ka qenë që një ditë të bëhem edhe unë mësues. Shkollën fillore e kam kryer në Açarevë, të mesmen - 'Gjimnaz' në Skënderaj dhe SHLP-në, në drejtimin Histori-Gjeografi. Prej vitit 1995 punoj si arsimtar në këtë shkollë. Dëshira ime është që gjeneratat e reja të vazhdojnë shkollimin në profilet e ndryshme e veçanërisht në degën e mësuesisë.

Bekim Sinani
Arsimtar i Kimisë - Fizikës
Filloi punën më 2003
Kujdestare e klasës VI-1

Quhem Bekim Milazim Sinani, i lindur më 01.01.1977 në Açarevë, komuna e Skënderajt. Shkollën fillore e kam kryer në fshat, ndërsa shkollën e mesme në 'Luigj Gurakuqi' në Klinë, drejtimi Matematiko-Natyror. Kam të regjistruar SHLP-në, Fizikë-Kimi në Prishtinë, tani jam absolvent. Kam filluar të punojë prej 01.09.2003 në shkollën fillore 'Ismet Rrahmani' në Açarevë si arsimtar i lëndës së Fizikës dhe Matematikës.

Enver Imeri
Arsimtar i Biologjisë-Kimisë
Kujdestar i klasës VI-2

Beqir Fazliu
Arsimtar i Elektroteknikës
Filloi punën më 1991

Kajtaz Gashi
Arsimtar i Informatikës
Filloi punën më 1999

Quhem Kajtaz Ilijaz Gashi, i lindur më 06.06.1963 në Açarevë, komuna e Skënderajt. Shkollën fillore deri në klasën e VII-të e kam kryer në Açarevë, ndërsa klasën e VIII-të në shkollën fillore 'Emin Duraku ' në Likoc. Shkollën e mesme e kam kryer në 'Luigj Gurakuqi' në Klinë, ndërsa SHLP-Mësim Klasor në 'Bajram Curri' në Gjakovë me vonesë, për shkak të kushteve jo të mira ekonomike kam qenë i detyruar të punojë në Slloveni. Pas luftës në vitin shkollor 2001/02 ndryshoi gjendja ekonomike dhe kam vazhduar vitin e dytë të SHLP-së dhe kam diplomuar në vitin 2005. Kam filluar si absolvent në vitin 1999 në shkollën fillore 'Ismet Rrahmani' në Açarevë, ku edhe sot punoj si arsimtar i diplomuar. Arsimin e kam pasur gjithnjë në zemër, pasi që edhe babain e kam pasur në këtë profesion për mëse 40 vite. Dëshira ime është që shkolla dhe fshati jonë të kenë kuadro sa më afta dhe sa më cilësore sepse arsimi është themeli i kombit.

Milazim Asllani
Arsimtar i Gjuhës Angleze
Filloi punën më 1992

Quhem Milazim Rrustem Asllani, i lindur më 28. 08.1964 në Açarevë, komuna e Skënderajt. Shkollën e memsme e kam mbaruar në 'Luigj Gurakuqi' në Klinë. Jam regjistruar në SHLP 'Xhevdet Doda' në Prizren, tani jam në vitin e dytë- absolvent. Kam filluar të punojë më 01.09.1993 në shkollën fillore 'Ismet Rrahmani' në Açarevë, si arsmitar i Gjuhës angleze, ku punoj edhe tani


logodown
home | historia | personeli | programi arsimor | klasa | kontakto | harta | lidhje | privacy policy | © 2005 MAM-Kosova
Valid HTML 4.01 Transitional