Fillimi i shkollës
Shkolla fillore 'Ismet Rrahmani' ka filluar punën e saj edukativo-arsimore qysh në vitin 1946 në objektin privat të Rexhep Sylës, lagja Alluraj. Pra, në atë kohë kjo ishte si shkollë e adaptuar apo e improvizuar e shtëpisë së Rexhep Sylës, i cili vullnetarisht e lëshoi shtëpinë e tij për edukimin dhe arsimimin e brezave të para të të rinjve të fshatit.
Vlen të theksohet se mësuesi i parë i kësaj shkolle ishte Avdyl Sylejman Halilaj nga Tërdevci i komunës së Drenasit, pastaj Xheladin Istref Ferizi nga Mikushnica e komunës së Skënderajt, Daut Mermullaku nga fshati Dush dhe Liman Desku nga fshati Siqevë. Punëtor teknik ishte Avdyl Sinani. Më vonë me shtimin e numrit të nxënësve u rrit edhe kërkesa për një objekt më të madh.
Aksionistët e fshatit, Rushit Haxha, Rrustem Xhema dhe Rrustem Pura, të ndihmuar nga kryetari i komunës Hysen Gashi, që në atë kohë ishte në Likoc, vendosën që në qendër të fshatit të ndërtohet një ndërtesë që njëherit e emërtuan për xhami nga frika e pushtetit të atëhershëm. Mirëpo aktivistët e dinin që ky lokal do të përdorej për shkollë e jo për xhami. dmth. do të përdorej për një shkollë fillore katërvjeçare, ku do t ë vijonin mësimet edhe nxënësit nga fshatrat përreth si: Kopiliçi i Ulët, Resnik, Siqevë etj. Në atë kohë, shkolla punonte si paralele e ndarë e shkollës fillore 'Emin Duraku' të Likocit.
Me shtimin e nxënësve u rrit edhe personeli arsimor. Erdhën mësuesit e parë të këtij fshati si: Zeqir Isuf Ademi, Ilijaz Jetë Gashi, Hajzer Veseli, Rasim Zekë Nura, Sinan Sinani, mësuesja e parë Zyhra Jakupi e kështu me radhë.
Pas një kohe të gjatë i erdhi radha edhe këtij fshati që të ndërtojë një shkollë të re. Në vitin 1984 filloi të ndërtohet objekti i ri shkollor. Në vitin 1986 filloi të punohet në këtë shkollë dhe në vitin 1988 u pavarësua nga shkolla fillore 'Emin Duraku' në Likoc.
Personeli arsimor i kësaj shkolle ishte i kompletuar. Drejtor shkolle ishte Sheremet Gashi nga Kopiliçi i Ulët dhe kishte këtë kuadër mësimdhënës: sekretar Bajram Metën, pastaj mësuesit Ilijaz Gashi, Rasim Nura, Sinan Sinani, Ali Kadriu, Mustafë Imeri, Ramush Rrahmani, Ismet Rrahmani, Hysni Shabani, Fadil Shabani, Naser Rrustemi, Elez Brahimi, Emin Nura, Januz Hetemi, Sylejman Haxha, Musli Haxha si dhe punëtorët ndihmës Zenë Hajra dhe Sadik Jakupi.
Në vitin shkollor 1992/93, me skandimin e mandatit të drejtorit të shkollës Sheremet Gashi, drejtor i shkollës u zgjodh Ismet Rrahmani. Ai detyrën e drejtorit të shkollës e ushtroi deri atëherë kur ra në altarin e lirisë së bashku me dy nxënësit e klasës së pestë: Rafet Sylejman Haxhën dhe Nexhat Mursel Haxhën. Ismet Rrahmani si drejtor i shkollës, përveç punëve edukative, u interesua edhe për rregullimin dhe mirëmbajtjen e shkollës. Në kohën kur shkollat shqipe ishin të larguara nga buxheti i atëhershëm, duke e parë nevojën e madhe për shumë gjëra që i mungonin shkollës, drejtori u angazhua që me vetkontributin e nxënësve, arsimtarëve dhe prindërve, të sigurojë ujësjellsin e shkollës nga një largësi prej 800 metrave
Para dhe gjatë luftës Vlen të theksohet se kjo shkollë ishte një ndër objektet më të mira në komunë, por nuk ishte e pajisur me mjete mësimore, poashtu i mungonin kabinetet dhe fusha sportive. Gjatë luftës, në vitin 1998, kjo shkollë ishte shndërruar në kazermë ushtarake, ku më 22 prill u bë formimi i divizionit të parë me emrin 'Adem Jashari'. Nga këtu dolën kadetët e parë të UÇK-së si dhe u bë ngritja e flamurit nga Xheva dhe Fehmi Ladrovci nën komandën e komandant Sylejman Selimit (Sulltani). Me hyrjen e forcave serbe në shkollë çdo gjë u shkatërrua. Ata dogjën sallën e arsimtarëve, librat e amzës si dhe tërë inventarin. Duke mos pasur mundësi ta djegin shkollën, tërë xhamat i kishin thyer me gurë nga distanca. Duke granatuar shkatërruan kulmin, ku edhe sot është vështirë të mbahet mësimi kur bie shi sepse pikon dhe klasët mbushen me ujë
Pas luftës Pas përfundimit të luftës në këtë shkollë u investua fare pak. Disa shoqata rregulluan dritaret. Ndërsa në vitin 2000 kësaj shkolle i ndihmoi një shoqatë nga Austria e ndihmuar poashtu edhe nga disa bashkfshatarë. Kjo shoqatë na ndihmoi me 300 karrige dhe 150 banka. Me ndihmën e Sylejman Selimit, shokëve të tij dhe disa fshatarëve u ndërtua fusha e volejbollit. Nga UNICEF-i u bë ndërtimi i nyjeve sanitare fushore, të cilat për shkak të mungesës së ujit dhe rregullimit të stazave të betonit, edhe sot ende nuk funksionon. Në vitin shkollor 2004/05 një shoqatë nga Suedia me seli në Prishtinë, e cila udhëhiqet nga Avni Vula, me ndihmën e Kuvendit Komunal bë ri rrethimin e oborrit të shkollës. Një shoqatë nga Gjeneva e Zvicrës me ndërmjetësues nga Ferizaj dhe me drejtorin ekzekutiv të QPEA-së Ramush Lekajn ndihmoi shkollën tonë me 3230 euro për rregullimin e ujësjellsit në shkollë
Tani Edhe pse u bënë disa rregullime, prapë se prapë shkolla ndjen shumë mangësi, të cilat e pengojnë në zhvillimin e procesit edukativo-mësimor. Asaj i mungojnë kabinetet, salla e edukatës fizike, fusha e futbollit, basketbollit, hendbollit etj. Ka nevojë edhe për renovimin e objektit shkollor si psh: ndërrimin e kulmit, renovimin e të gjitha dyerve të klasëve, dyshemesë etj