Shkolla fillore 'Ismet Rrahmani'Vështirë se do ta gjeni këtë shkollë nëse nuk keni qenë edhe më parë. Emrin e ka 'Ismet Rrahmani', për nderë të dëshmorit që ra heroikisht gjatë luftës së UÇK-së, i cili ishte edhe drejtor i kësaj shkolle. Me një arkitekturë të veçantë, kjo shkollë ndodhet në pjesën më të ulët të fshatit Açarevë të Skënderajt. është e rrethuar me male prandaj derisa t'i afrohesh nuk mund ta shohësh. është njëkatshe, me nga një kupolë për secilën klasë. Edhepse ndodhet në një zonë të thellë rurale, nuk i mungon rregulli dhe pastërtia. Ka një rrethojë të mirë që nxënësit të mos pengohen nga jeta rurale e këtij fshati të thellë. Për shkak se mbi supe mban vite të tëra, një riparim për këtë shkollë do të ishte i mirëseardhur
|