Si të ... | Kosovar Wizzkids | Donatorët
drejtori | administratori | mësimdhënësit | pastruesit | shtëpiaku | rojtari
gjuha | drejtimi natyror | drejtimi shoqëror | lëndët e shkathtësisë | klasa e nëntë
e parë | e dytë | e tretë | e katërt | e pestë | e gjashtë | e shtatë | e tetë | e nëntë

historiku i shkollës

logoup
Fillimi Fshati Druar shtrihet në jugperëndim të qytetit të Vushtrrisë, dhjetë kilometra larg qytetit. Në fshat është shkolla fillore 'Abdyl Frashëri'. Zanafilla e kësaj shkolle është e hershme. Në fillim kjo shkollë ishte paralele e ndarë e shkollës fillore 'Vuk Karaxhiç' të Prelluzhës. Më 1967 kjo shkollë pavarësohet me vendimin nr. 01-3665/1 të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë.

Pas luftës Menjëherë pas mbarimit të luftës shkollat ishin të dëmtuara në atë masë sa që ishte e pamundur të zhvillohej procesi edukativo-arsimor në to.
Shkolla amë në Druar ishte e demoluar në masë të madhe. Të gjitha dyert dhe dritaret ishin të thyera, muri ishte i shpuar, në korridor vëreheshin mbishkrime me përmbajtje të lloj-llojshme fyese, vizatime të çoroditura të cilat i kishin bërë policia e Serbisë. I tërë dokumentacioni shkollor ishte i hudhur jashtë në oborr të shkollës.
Ky dokumentacion ishte i dëmtuar në masë të madhe dhe si pasojë e kësaj ishin humbur shumë dokumente të rëndësishme shkollore si: dosjet e punëtorëve, historiku i shkollës, ditarë, amza e shumë e shumë gjëra të tjera. Edhe inventari shkollor ishte dëmtuar, thyer dhe ishte hudhur jashtë për t'u përdorur si mburojë.
Shkolla në paralelen e ndarë në Mirash ishte djegur pjesërisht prandaj ishte e papërdorshme. Mësimi në këtë shkollë filloi të mbahet në natyrë për disa muaj me radhë.
Edhe në paralelen e ndarë në Shalë kishte dëmtime por në masë më të vogël. Ishin dëmtuar dritaret, të gjithë xhamat ishin thyer si dhe dera e hyrjes.
Duke pasur parasyshë gjendjen e krijuar si pasojë e luftës shumë shoqata të ndryshme u nisën në drejtim të Kosovës për të dhënë ndihmën e tyre në të gjitha lëmitë e jetës e sidomos në rregullimin e shkollave, ambulancave dhe enteve tjera të rëndësishme për normalizimin e jetës në Kosovë. Kështu, këto shoqata arritën edhe në shkollën tonë. Së pari erdhi shoqata ACT-International e cila bëri këto punë: lyerjen e godinës brenda dhe jashtë, shtruarjen e dyshemeve, ndërrimin e dyerve dhe dritareve, çatinë, trotuarin, rrymën, terenin sportiv, WC-të, ujin e pirjes, këndin e lojërave për fëmijë e të tjera.
Në paralelen e ndarë në Mirash ka punuar shoqata italiane Misericordia dhe Anpas të cilat kanë bërë lyerjen brenda dhe jashtë, kulmin, dyshemetë, dyert dhe dritaret, rrymën-instalimin e ri etj.
Në paralelen e ndarë të Shalës punët i ka kryer shoqata DRA, e cila ka bërë lyerjen brenda dhe jashtë, dyshemetë, dyert dhe dritaret, kulmin, ujësjellësin, WC-të etj.Më vonë që të tri shkollat u kompletuan me inventar të ri shkollor. Shkolla amë dhe ajo e Shalës u paisën nga UNICEFI, ndërsa shkolla në Mirash u pais me një inventar të përdorur, nga Italia. Kështu pra u krijuan kushte të volitshme për punë. Për të gjitha këto i falënderojmë dhe u jemi mirënjohës.

Tani Tani kjo shkollë në kuadër të saj ka edhe tri paralele të ndara fizike. Në shkollën fillore në Mirash (Mihaliq) është shkolla fillore nëntë (9) klasëshe (I deri IX) me 248 nxënës. Në fshatin Reznik është poashtu shkolla fillore nëntë (9) klasëshe (I deri IX) me 243 nxënës dhe në fshatin e Shalës është shkolla fillore katër klasëshe me 48 nxënës. Shkolla amë në Druar ka nëntë paralele (I deri IX) me 242 nxënës. Numri i përgjithshëm i nxënësve të shkollës fillore 'Abdyl Frashëri' është 781 nxënës të shpërndarë në 31 paralele. Numri i punëtorëve dhe struktura kualifikuese është si vijon: Numri i punëtorëve është gjithsejt 47, prej tyre 35 janë mësimdhënës, 2 janë punëtorë administrativ, 10 janë punëtorë teknik ndërsa struktura kualifikuese është kjo: prej 35 mësimdhënësve, me fakultet janë 4, me SHLP 11, me AP 2, me shkollë normale 13 dhe të pakualifikuar janë 5.
logodown
home | historia | personeli | programi arsimor | klasa | kontakto | harta | lidhje | privacy policy | © 2005 MAM-Kosova
Valid HTML 4.01 Transitional