Shkolla fillore 'Abdyl Frashëri'Kjo shkollë modeste dhe me një infrastrukturë mesatare ndodhet afërsisht dhjetë kilometra në jug-perëndim nga Vushtrria pas një rruge të asfaltuar gjarpërore që të shpie në fshatin Druar. Ndodhet shumë afër rrugës së asfaltuar dhe ka një pamje të shkëlqyer nga rruga. Nga jashtë të bie në sy një ambient atraktiv që e rrethon këtë shkollë. Pemët e lloj-llojshme që janë në oborrin e shkollës, krijojnë një imazh të një shkolle ku punohet dhe ku rëndësi të veqantë i kushtohet pastërtisë dhe rregullit. Edhe brendësia e saj nuk qëndron aq keq. Një riparim i mundshëm do të ishte i mirëseardhur me qëllim që nxënësit e shkollës mos ta ndiejnë mungesën e kushteve për mbarëvajtjen e procesit mësimor.
|