Fillimi
Shkolla fillore e Vërbocit startoi me punë si paralele e ndarë e shkollës fillore 'Zenel Hajdini' të Tërstenikut, më 26.02.2001. Gjatë këtij viti, kjo shkollë punoi me katër paralele, nga e para deri në të katërtën. Mësuesit që punuan me këto paralele janë: Avdi Gashi (kl I), Tafë Rrukiqi (kl II), Selim Kastrati (kl III) , Xhafer Rrukiqi (kl IV). Nga viti 2001-2002 shkolla vazhdoi punën edhe me paralelet nga klasa e pestë deri në të tetën, ndërsa nga viti 2002-03 vazhdoi edhe me klasën e nëntë. Në të njëjtin vit u hap edhe paralelja me parashkollorë, me edukator Ukë Rrukiqin. Shkolla u pavarësua në mars të vitit 2005. Punëtor tekniko-shërbyes në fillim ishte Liman Prokshi.