Tafë RrukiqiMësues i klasës III-1 Filloi punë më 2001 Quhem Tafë Rrukiqi, i lindur në fshatin Vërboc, komuna e Drenasit. Shkollën fillore e kam kryer në fshatin Tërstenik, shkollën e mesme normale e fillova në Prizren dhe e mbarova në Prishtinë. Që nga viti 1961 punoj në arsim. Në Vërboc punoj prej vitit 2001. Momentalisht punoj me klasën e tretë. | Ukë RrukiqiMësues i klasës IV-1 Filloi punën më 2002 Quhem Ukë Rrukiqi, i lindur në fshatin Vërboc, komuna e Drenasit. Shkollën fillore e kam kryer në Tërstenik . Shkollën e mesme normale në Prishtinë. Në marrëdhënie pune jam që nga viti 1977 e deri në vitin 2002 në Tërstenik, ndërsa prej vitit 2002 punoj në Vërboc, momentalisht me klasën e katërt. |
Avdi GashiMësues i klasës II-1 Filloi punën më 2001 Quhem Avdi Gashi, i lindur në fshatin Fortesë, komuna e Drenasit. Shkollën fillore e kam kryer në Tërstenik, shkollën e mesme normale në Prizren, ndërsa Akademinë Pedagogjike në Prishtinë . Që nga viti 1971 deri në vitin 2001 ushtroj detyrën e mësuesit në shkollën fillore në Tërstenik, ndërsa që nga viti 2001 punoj në Fortesë, momentalisht me klasën e dytë. | Xhafer RrukiqiMësues i klasës I-1 Filloi punën më 2001 Quhem Xhafer Rrukiqi, i lindur në fshatin Vërboc, komuna e Drenasit. Shkollën fillore e kam kryer në Tërstenik, shkollën e mesme e kam mbaruar në Prishtinë. Që nga viti 1969 punoj si mësues, deri në vitin 2001 në Tërstenik. Ndërsa që nga viti 2001 punoj në Vërboc, momentalisht me klasën e parë. |
Shkurtë DvoraniEdukatore e paralelës 0-I Filloi punën më 2005 Quhem Shkurtë Dvorani, e lindur më 28.02.1972 në fshatin Arllat, komuna e Drenasit. Shkollën fillore e kam kryer në Arllat, ndërsa atë të mesme në Drenas si 'Bashkëpuntore e shkencave natyrore'. Kam të kryer shkollën e lartë pedagogjike në Gjakovë, si mësuese e 'Gjuhë dhe Letërsi Shqipe'. Punoj si mësuese prej vitit 2003. Nuk e ushtroj profesionin tim si mësuese e gjuhës për arsye se mungon plotësimi i orëve. Punoj dhe jetoj në fshatin Qëndresë, komuna e Drenasit si edukatore me parafillorë (mosha 5-6 vjeç). | Mehreme GllarevaEdukatore e paralelës 0-2
Filloi punën më 2005 |





