Shkolla fillore 'Enver Haliti'Prej rrugës Mitrovicë - Skënderaj ndahemi në Vojtesh, ku vazhdojmë nëpër rrugë të paasfaltuar, e cila të lidhë me fshatrat e komunës së Vushtrrisë. Diku pasi të kalojmë tri kilometra arrijmë në fshatin Lubovec. Në hyrje të tij gjendet shkolla njëkatshe me ngjyrë të bardhë. Pas saj shihet mali, i cili i jep asaj një pamje të bukur. Para shkollës gjendet një kopsht fëmijësh me lojëra të ndryshme, ku fëmijët kanë mundësi të argëtohen. Kjo shkollë është modeste, por ka nxënës të edukuar mirë, të cilët e duan punën dhe mësimin.
|