Basri SpahiuArsimtar i Matematikës - Informatikës Filloi punën më 2004 Kujdestar i klasës V-1 Unë jam Basri Hamëz Spahiu, i lindur më 08.09.1983 në fshatin Kostërc (Kastriot) Skënderaj. Jam fëmija më i madh i familjes së Hamëz dhe Sanie Spahiut. Kam mbaruar shkollën fillore në Runik, ndërsa të mesmen 'Gjimnaz i përgjithshëm' e kam filluar në Çubrel, pastaj një kohë në Turiqec dhe e kam mbaruar në Skënderaj. Jam regjistruar në ish- SHLP, tash Fakulteti i Edukimit, dega Matematikë, në Prishtinë dhe jam punësuar në shkollën fillore 'Vëllezërit Frashëri' në Çubrel si arsimtar i Matematikës dhe Informatikës tash e dy vite. | Naim MiftariArsimtar i Edukatës fizike Kujdestar i klasës së VII-1 Quhem Naim Miftari, i lindur më 17.02.1963 në fshatin Vitak. Jam arsimtar i Edukatës fizike i punësuar që nga viti 1985. Jam fëmija i dytë nga pesë fëmijët e babë Nezirit dhe nënë Bahtijes. Babai im ka qenë mësues me përvojë 40 vjeçare, ndërsa nëna ime ka të kryera pesë klasët e shkollës fillore, ku për atë kohë kanë qenë mjaft. Ideal i prindërve të mi ka qenë shkollimi dhe arsimimi i brezave të tjerë dhe të gjithëve na kanë dërguar në fakultete. Gjatë këtyre viteve jam munduar t'i shërbej kombit dhe atdheut. Dy herë kam qenë i arrestuar dhe keqtrajtuar nga forcat policore serbe. Do të mundohem që edhe në të ardhmen të punoj në të mirë të kombit. Ideali im është njeriu i sinqertë dhe atdhetar, e urrej tradhëtarin. |
Enver AhmetiArsimtar i Biologjisë dhe Kimisë Kujdestar i klasës së VII-2 Filloi punën më 2001 Emri im është Enver Ahmeti. Kam lindur më 07.10.1961 në fshatin Klinë e Mesme. Shkollën fillore e kam kryer në Klinë të Epërme kurse gjimnazin në Skënderaj. Kam dplomuar SHLP-në në Gjakovë. Jam punësuar më 1985 në një fshat të Hasit të Prizrenit dhe pas një viti më 1986 në Lipjan. Në vitin 1981 kam filluar punën në Klinë të Epërme dhe në vitin 2001 në shkollën fillore 'Vëllezërit Frashëri' në Çubrel. | Florim RrustemiArsimtar i Fizikës dhe Teknologjisë
Kujdestar i klasës së VIII-1 Jam Florim (Brahim) Rrustemi, i lindur më 07.10.1966 në fshatin Çubrel, komuna e Skënderajt. Shkollën fillore e kam kryer në këtë fshat, ndërsa atë të mesme në Skënderaj, drejtimi Kimi, në vitin 1984. Në vitin 1985 e kam regjistruar Fakultetin Xehtaro - Metalurgjik, drejtimi Metalurgji e në të njëjtën kohë edhe SHLP-në, drejtimi Fizikë-Kimi. Në vitin 1990 kam absolvuar në fakultet dhe kam diplomuar në SHLP, ku edhe punoj si arsimtar në shkollën fillore 'Vëllezërit Frashëri' në Çubrel. Unë rrjedh prej një familje patriotike liridashëse, gjë që dëshmohet edhe në bazë të të dhënave historike. Siç thoshte gjyshi Milazim Rama, qysh nga viti 1918 ka qenë i përcjellur nga sllavët sepse nuk pajtohej me regjimin sllavo- serb. Kështu që në vitin 1919 hyn në radhët e kryengritjes kaçake së bashku me luftëtarin e shquar Azem Bejta-Galica. Nga të gjitha kohërat kjo familje ka qenë e përndjekur nga sllavo - serbët vetëm se ishte përkrahëse e të gjitha çetave kaçake shqiptare që luftonin për trojet shqiptare. Në luftën e fundit unë isha pjesëmarrës i denjë dhe i pandashëm i UÇK-së në brigadën 112 'Arben Haliti', ku dhe kam marrë pjesë në aksione të shumta së bashku me shokët. Pjesëtarët e UÇK-së kanë gjetur përkrahje dhe strehim në familjen time në Çubrel. Për këtë dëshmon edhe fakti në bazë të dokumentit të lëshuar nga komanda ushtarake e UÇK-së, nr. i regjistrit 28-Brigada 112, data e lëshimit 14.08.1999. |
Emin PajazitiArsimtar i Gjuhës shqipe | Sherif SylajArsimtar i Gjeografisë dhe Historisë Kujdestar i klasës së IX-1 Filloi punën më 1993 Emri im është Sherif Sylaj. Kam lindur më 02.11.1951 në fshatin Çubrel. Jam i biri i Sylë Latif Sylës dhe nënës Zoja Selim Bajraktarit nga Jashanica e Klinës. Kam të kryer shkollën fillore në Çubrel dhe në Klinë të Epërme, ndërsa shkollën e mesme 'Gjimnazin e Përgjithshëm' në Skënderaj. Pas mbarimit të gjimnazit jam regjistruar në SHLP në Gjakovë, në drejtimin Histori-Gjeografi. Kam diplomuar më 1981 dhe jam punësuar në të njëjtin vit në Runik deri në vitin 1993 dhe prej këtij viti kam kaluar në Çubrel në shkollën fillore 'Vëllezërit Frashëri', ku punoj edhe sot e kësaj dite si arsimtar i Historisë dhe Gjeografisë. Rrjedh prej një familjeje të mesme fshatare. Gjatë punës sime si arsimtar, jam marrë në pyetje nga regjimi i mëparshëm jugosllav sepse tradicionalisht familja ime dhe unë ishim kundërshtarë të regjimit komunist jugosllav. |
Drita MiftariArsimtare e Matematikës Filloi punën më 1988 Kujdestare e klasës VI-1 Unë Drita (Selim) Miftari, jam e lindur më 13.07.1965 në fshatin Runik, komuna e Skënderajt. Shkollën fillore e kam kryer në Runik, ndërsa atë të mesme në Skënderaj në vitin 1984. Në vitin 1984-85 kam regjistruar SHLP-në në Prishtinë. Punoj si arsimtare e lëndës së matematikës që nga viti 1988 në shkollën fillore 'Vëllezërit Frashëri' në Çubrel. Jam e martuar, kam burrin dhe dy fëmijë: Fadonin dhe Dritonin. | Bekim BuliqiArsimtar i Gjuhës angleze Kujdestar i klasës së VI-2 Filloi punën më 2003 Unë quhem Bekim (Adem) Buliqi. Jam i lindur në fshatin Çubrel, komuna e Skënderajt, më 13.12.1977. Shkollën fillore e kam kryer në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme 'Gjimnaz i Përgjithshëm' në Skënderaj. Pas kryerjes së shkollës së mesme, në vitet 1996-97, pas një pauze 3 vjeçare (për shkak të luftës), në vitin 2001 jam regjistruar në Universitetin e Prishtinës, në Shkollën e Lartë Pedagogjike, drejtimi Gjuhë dhe letërsi, ku kam diplomuar në fillim të vitit 2003. Po në këtë vit, me 01.09.2003 kam filluar të punoj si arsimtar në shkollën fillore 'Vëllezërit Frashëri' në Çubrel. |
Sefer SpahiuArsimtar i Gjuhës shqipe Jam i lindur më 22.05.1957 në fshatin Kostërc (Kastriot), Skënderaj. Unë, Sefer Imer Spahiu jam djali i dytë i familjes së Imer dhe Rahime Spahiut. Shkollën fillore e kam kryer në Runik, ndërsa të mesmen 'Gjimnaz' në Skënderaj. Shkollën e Lartë Pedagogjike e kam mbaruar në Gjakovë, në vitet 78-79. Studimet në Gjakovë i kam mbaruar në vitet 80-81, mu në vitet e demostratave, dmth. i takoj asaj plejade studentore. Jam djalë i Imer Spahiut i cili është djalë i Sefer dhe Mihane Thaqit nga Buroja e Skënderajt. Gjyshi im, Sefer Cenë Spahiu, ishte nip i Azem Bejtë Galicës dhe vet si person ka qenë pjesëmarrës në shumë luftëra për bashkimin e trojeve shqiptare. Babai im Imer Sefer Spahiu, i lindur më 1923, që në fëmijëri kurrë s'ishte pajtuar me regjimin e sllavo-serbëve, por çdoherë kishte qenë kundër dhe ishte i përndjekur edhe nga sllavo-komunistët. Ishte përkrahës dhe bashkluftëtar i luftës së Drenicës, ku më vonë edhe dënohet me 14 vite burg të rëndë. Dënimin e ka vuajtur në Goliotok dhe Nish. Ndërsa nëna ime rrjedh nga një familje që dha dy vëllezër në luftë duke i ndihmuar Shaban Polluzhës. Kjo ishte familja e Rexhep Hodiqit nga Klina. Tani unë jetoj në Runik. Kam qenë i përndjekur nga sllavo-komunistët për një kohë të gjatë. Deri në ditët e mbarimit të luftës sonë heroike isha edhe përkrahës i ushtrisë sonë të lavdishme, UÇK-së. Punoj në shkollën fillore 'Vëllezërit Frashëri' në Çubrel si arsimtar i Gjuhës dhe letërsisë shqipe. | ![]() |









