Behxhet AhmetiQuhem Behxhet Zenel Ahmeti, i lindur më 17.05.1948 në fshatin Radishevë të Skënderajt. Jam fëmija më i madh i familjes nga babai Zenel Mehmet Ahmeti dhe nëna Naile Rexhë Thaqi nga fshati Burojë e Skënderajt. Shkollën fillore katër klasëshe e kam mbaruar në Kotorr-Skënderaj. Në vitin shkollor 1964-65 jam regjistruar në gjimnazin e Mitrovicës të cilin e kam mbaruar në vitin 67-68. Në vitin 1968-69 jam regjistruar në Shkollën e Lartë Pedagogjike 'Bajram Curri' në Gjakovë në drejtimin Histori-Gjeografi, të cilën e kam mbaruar më 23 mars 1971. Praktikën pedagogjike dyjavore e kam mbaruar në Runik. Si arsimtar jam punësuar në Çubrel më 02.10.1970. Fillimisht kam punuar si arsimtar në lëndët Histori-Gjeografi, detyrë të cilën e kam ushtruar deri në vitin 1981. Më 1975 e kam mbaruar provimin shtetëror (profesional) në Gjakovë. Në vitin 1981 jam zgjedhur drejtor në shkollën fillore 'Vëllezërit Frashëri' në Çubrel. Në këtë detyrë kam qëndruar deri më 1995. Gjatë kësaj kohe jam marrur disa herë në biseda informative nga ana e pushtetit të atëhershëm. Në vitin 1995 jam emëruar arkatar i shkollës dhe njëkohësisht kam punuar edhe si arsimtar. Në këtë detyrë kam qëndruar deri në vitin 2000. Më 26.06.2000 jam zgjedhur drejtor i shkollës 'Vëllezërit Frashëri' në Çubrel, detyrë të cilën e ushtroj edhe tani. |
Behxhet AhmetiDrejtor i shkollës Filloi punën më 1970 |
