Fillimi
Shkolla fillore 'Vëllezërit Frashëri' në Çubrel punën e ka filluar në vitin 1936 në Vitak, si mejtep (shkollë teologjike), pra ka dominuar mësimi fetar. Si shkollë fetare ka vazhduar punën gjer në shkatërrimin e Jugosllavisë Mbretërore. Gjatë Luftës së Dytë Botërore (1941-1945) mejtepi i mëparshëm është shëndrruar në shkollë fillore katërklasëshe. Mësues i parë në atë periudhë emërohet Vasili nga Vlora. Ndërsa në vitin shkollor 1944-45 për mësues në shkollë emërohet Haki Rraci nga Gjakova dhe mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe në ish-mejtepin e Vitakut. Në vitin 1953-54 në mes të fshatit Vitak dhe Çubrel ndërtohet shkolla fillore katërklasëshe me punë vullnetare. Si drejtor i shkollës emërohet Fazli Çollaku. Shkolla e merr emrin 'Bashkimi' me seli në Çubrel. Nga viti 1958 gjer në vitin 1974 ishte paralele e ndarë e shkollës fillore në Runik. Në vitin 1973-74 nga shkolla e Çubrelit del gjenerata e parë e semimaturantëve (klasa e tetë). Më 1974 shkolla e Çubrelit pavarësohet nga shkolla e Runikut dhe merr emrin 'Vëllezërit Frashëri', përfundon objekti i ri shkollor. Drejtor i shkollës emërohet Adem Gashi. Shkollës amë në Çubrel i bashkohet paralelja e Rakinicës. Nga viti 1981 fillon diferencimi i punëtorëve të arsimit. Në vitin 1984 largohet nga puna Hasan Dajaku me urdhër të Komitetit të L.K.
Para luftës Para luftës së UÇK-së shkolla ka punuar e pavarur nga okupatori serb. Gjatë vitit 1990 e kemi shkëputur ç'do bashkëpunim me Serbinë: i kemi refuzuar planprogramet e tyre dhe statusin e shkollës që kishte të bënte me rregullimin e brendshëm të funksionimit të shkollës.
Në këtë periudhë shumë mësimdhënës janë marrë në biseda informative nga punëtorët e sigurimit serb.
Në shkollën tonë është organizuar mësimi i shkollës së mesme 'Gjimnaz' i Skënderajt. Financimi i punëtorëve, furnizimi me lëndë djegëse si dhe nevojat që ka pasur shkolla janë bërë nga populli. Duhet theksuar se për një periudhë 18 muajshe punëtorët e kësaj shkolle kanë punuar pa kurrfarë të ardhurash. Megjithatë mbretëronte entuziazëm i madh për punë. Demonstrata e madhe e 1 Tetorit 1997 kishte jehonë të madhe edhe në mësimin tonë.
Gjatë luftës Gjatë luftës së UÇK-së, që tek ne kishte filluar qysh në vitin 1997, fillon një etapë e vështirë e funksionimit të shkollës shqipe. Pas betejës heroike të familjes 'Jashari' dhe Prekazit e Drenicës në krye me komandantin legjendar Adem Jashari, shkolla jonë pushoi së funksionuari. Kjo e pamundësoi mësimin sepse trupat serbe filluan të stacionohen nëpër shkolla bashkë me makinerinë e tyre. Pas rënjes heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, më 07.03.1998, shkolla e Çubrelit e ndërpret mësimin. Pas luftërave të njëpasnjëshme të UÇK-së me forcat serbe, regjimi i Millosheviçit ndërmerr një ofensivë të madhe dhe e fillon spastrimin etnik. Me këtë rast popullata e kësaj ane shpërngulet në komunat fqinje, ku nxënësit edhe i ndjekin mësimet. Më 1998-99 shkolla është okupuar nga okupatori serb, është shkatërruar dhe djegur inventari, dokumentacioni pedagogjik, librat e klasës, librat e amzës, dosjet e punëtorëve, kabinetet, bibliotekat etj.
Pas luftës Pas luftës së UÇK-së dhe aleatëve në krye me NATO-n filloi organizimi dhe fillimi i punës në shkollë. Meqenëse shkolla ishte djegur dhe shkatërruar shumë, mësimi filloi në tenda, ku mbretëronin kushte shumë të vështira. Në vitin 1999-2000, 'Kryqi i Kuq Francez' e riparoi objektin shkollor (riparimi ka qenë i dobët). Punët u kryen nga Fejzullah Lushtaku në kushte të këqija atmosferike, kështuqë riparimi nuk ishte në nivelin e dëshiruar. Pas riparimit u kalua në objektin shkollor që u pajis me mjete themelore të punës: karriga, banka dhe një kabinet të matematikës.
Tani Momentalisht mësimi mbahet me nëntë paralele. Përpiqemi të jemi sa më të suksesshëm dhe të nxjerrim nxënës sa më të mirë. Mirëpo mungon uji i pijes dhe uji për pastrim, çka e pengon në masë të madhe punën normale në shkollë.
E ardhmja Për të ardhmen kemi një vizion të qartë! Synojmë ndërtimin e sallës së edukatës fizike, rregullimin e ambientit të brendshëm dhe të jashtëm të shkollës, si dhe furnizimin me ujë të pijshëm. Poashtu synojmë pajisjen me kabinet dhe me mjete të tjera mësimore, zgjerimin e lokalit dhe ndërtimin edhe të një kati në mënyrë që të punohet vetëm me një ndërrim. E ardhmja është e jona dhe ajo do të jetë më e ndritshme, pa dyshim.