Musa SejdiuMësues i klasës III-1
Filloi punën më 1963 Quhem Musa Ferat Sejdiu, i lindur më 19.01.1942 në fshatin Runik, komuna e Skënderajt, Jam fëmiu i tetë nga prindërit Ferat Isuf Sejdiu dhe Aza Ukshin Salimusaj nga fshati Shushicë, komuna e Burimit (Istog). Shkollën fillore e kam mbaruar në vendlindje në Runik. Mësuesi im i parë ka qenë Sali Gashi në vitin shkollor 1956/57. Shkollën e mesme normale e kam mbaruar në Mitrovicë në vitin 1964, ku edhe kam dalur në detyrë për herë të parë në Kllodërnicë ku punova një vit, ndërsa pjesën tjetër e kam kaluar pranë shkollës fillore 'Vëllezërit Frashëri' në Çubrel. Në këtë shkollë punoj qe 39 vite. | Muhamet ÇollakuMësues i klasës IV-1
Filloi punën më 1963 Quhem Muhamet Çollaku, i lindur më 27.02.1942 në fshatin Çubrel, ku edhe tani jetoj. Shkollën fillore e kam kryer në Vitak, kurse klasët e larta në Runik. Shkollën Normale e kam kryer në Mitrovicë në shkollën 'Hasan Prishtina'. Me profesion jam mësues klasor ku punoj më klasën e katërt (IV) në shkollën fillore 'Vëllezërit Frashëri' në Çubrel. Si mësues punoj që nga viti 1963. |
Xhavit SpahiuMësues i klasës II-1
Filloi punën më 1988 Quhem Xhavit Bajram Spahiu. Kam i lindur më 25.01.1963 në fshatin Vitak komuna e Skënderajt. Shkollën fillore (tetëvjeçare) e kam mbaruar në Çubrel në vitin 1977 me sukses të shkëlqyeshëm. Vitin e parë dhe të dytë të shkollës së mesme i kam mbaruar në Runik, ndërsa vitin e tretë dhe të katërt në Skënderaj. Në vitin 1982 e kam mbaruar shërbimin ushtarak dhe po këtë vit (1982) i kam filluar studimet në Universitetin e Prishtinës, në degën Gjuhë dhe Letërsi shqipe. Ndërkohë jam regjistruar edhe në SHLP në Prishtinë në grupin klasor. Kam diplomuar në vitin 1988 ku edhe jam punësuar në shkollën fillore 'Vëllezërit Frashëri' në Çubrel ku punoj edhe sot. Jam i martuar dhe jam baba i shtatë fëmijëve. Jam pronar i librarisë 'Barleti' në Runik. Në vitin 2003 kam mbrojtur temën e diplomës 'UÇK-ja frymëzim për raportin popullor' në Fakultetin Filologjik me notën 8.50 dhe kam marrur titullin Profesor. | Islam HamzajMësues i klasës II-2
Filloi punën më 1970 Quhem Islam B. Hamzaj, i lindur më 08.09.1944 në Klinë të Epërme. Shkollën fillore katër klasëshe e kam kryer në Klinë të Epërme, ndërsa tetë vjeçaren në Skënderaj. Shkollën Normale në Mitrovicë. Jam punësuar në vitin shkollor 1970/71 në Klinë të Epërme. Kam punuar më klasë të ulëta dhe të larta deri në vitin 1998/99. Pas lufte e deri tani punoj në shkollën fillore 'Vëllezërit Frashëri' në Çubrel si mësues klasor. |
Maliq TopalliMësues i klasës III-2 Filloi punën më 1964 Quhem Maliq (Musli) Topalli, i lindur më 06.05.1942 në fshatin Vitak komuna e Skënderajt ku edhe tani jetoj. Shkollën fillore katër klasëshe e kam kryer në Vitak pastaj nga klasa V-VIII i kam kryer në Runikë. Pas një pauze dy vjeqare kam vazhduar shkollimin e mesëm në Mitrovicë. Aty kam mbaruar shkollimin pranë Shkollës Normale 'Hasan Prishtina' ku edhe diplomova. Karrierën time si mësues e kam filluar në vitin 1964 në shkollën fillore në Klinë të Epërme. Në vitin 1968 pas katër viteve pune kam ardhur në Çubrel. Jam mësues i ciklit klasor me klasën e tretë (III) pranë Shkollës Fillore 'Vëllëzërit Frashëri'. Që nga fillimi i punës sime si mësues e gjer më sot kam përcjellur disa gjenerata më radhë. Në arsim kam përvojë 42 vjeqare. | Valire BirinxhikuMësuese e klasës I-1 Filloi punën më 2000 Quhem Valire Qerkin Pecani, e lindur më 13.01.1977 në fshatin Korroticë e Epërme-Drenas. Shkollën fillore e kam mbaruar në fshatin e lindjes, gjimnazin në Drenas, ndërsa studimet në Universitetin e Prishtinës në fakultetin Filozofik, dega e Pedagogjisë. Punoj si mësuese e klasës së parë në shkollën fillore 'Vëllezërit Frashëri' në Çubrel - Skënderaj që nga viti 2000. |





