Si të ... | Kosovar Wizzkids | Donatorët
drejtori | sekretari | mësimdhënësit | punëtorët teknik | pastruesit | rojtarët
gjuha | drejtimi natyror | drejtimi shoqëror | lëndët e shkathtësisë | klasa e nëntë
parashkollor | e parë | e dytë | e tretë | e katërt | e pestë | e gjashtë | e shtatë | e tetë | e nëntë

arsimtarët

logoup
Hamide Shala-Isufi
Arsimtare e Muzikës - Artit
Kujdestare e klasës V-1

Selman Selmani
Arsimtar i Gjuhës Angleze
Kujdestar i klasës VIII-1
Filloi punën më 1982

I lindur më 06.03.1959, Shtuticë-Drenas. Jam arsimtar i gjuhës angleze me përvoëj 24 vjeqare. Punoj në dy shkolla Shtuticë-Vërbovc. Jam edhe bletar përpos mësues. Më pëlqen muzika popullore.

Arben Istogu
Sekretar-Arsimtar i Informatikës
Filloi punën më 2001


Jahir Berisha
Arsimtar i Biologjisë
Kujdestar i klasës VII-1
Filloi punën më 1978

Quhem Jahir Berisha dhe jam nga fshati Shtuticë. Shkollën fillore e kam kryer në Tërstenik, ndërsa të mesmen në Skënderaj. Studimet në FSHMN i kam mbaruar në Prishtinë-grupi biologji, ndërsa SHLP-në, drejtimi biologji-kimi në Gjakovë. Në shkollën fillore 'Azem Bejta' punoj si arsimtar i biologjisë. Kam punuar edhe ne gjimnazin 'Skënderbeu' në Drenas me po këtë lëndë për 10 vite me radhë por më shumë me punë praktike në laboratorin e biologjisë. Një numër i madh i nxënësve të mi tani janë mjekë, profesorë etj. Puna ime në shkollë ka qenë kryesisht puna me mikroskop. Tash e 14 vite punoj në Shtuticë dhe Vërboc. Hobi e kam bujqësinë dhe në kohën e lirë merrem me kultivimin e kulturave bujqësore. Jetoj dhe i dua shumë bimët dhe kënaqem me rezultatet e punës sime. Kam vullnet të madh si biolog, nuk kursej asgjë për këtë profesion. Angazhimin tim e ka shtuar vullneti i nxënësve të cilët kanë shumë prirje për punë praktike në lëndën e biologjisë. Nxënësit e mi janë fillorist por janë të aftë në përdorimin e mikroskopit. Mungesa e laboratorit dhe e mjeteve tjera për punë praktike është shumë pengesë si në Shtuticë ashtu edhe në Vërboc, përndryshe nxënësit do të ishin shumë më të kënaqur pasiqë e duan shumë biologjinë. Angazhimi i madh i nxënësve dëshmohet me punimet e shumta të cilat ndodhen nëpër muret e shkollës. Si familje, të gjithë jemi të arsimuar dhe jam i lumtur që edhe fëmijët e mi po e ndjekin këtë rrugë. Jam i lumtur që gjatë gjithë karrierës sime nuk kam pasur asnjë keqkuptim me nxënësit e mi por gjithnjë ata kanë qenë të afërt me mua.
Sali Salihu
Arsimtar i Gjuhës shqipe
Filloi punën më1976

Jam arsimtar i Gjuhës shqipe. Kam lindur më 21.04.1953 në Shtuticë. Shkollën fillore e kam kryer në Tërstenik në 'Zenel Hajdini', të mesmen në Drenas, drejtimi Gjimnazi Gjuhësor. SHLP -Gjuhësor. Punoj si arsimtar që nga viti 1976. Merrem me aktivitete të lira, grupin letrar, grupin dramaturg dhe grupin e recitatorëve.

Sylë Bilalli
Arsimtar i Edukatës Fizike
Kujdestar i klasës IX-1

Osman Salihu
Arsimtar i Fizikës
Kada Bylykbashi
Arsimtare e Teknologjisë
Filloi punën më 1999

E lindur më 1979 në Tërstenik. Shkollën fillore e kam kryer në Tërstenik, të mesmen në Drenas, kurse SHLP-në në Prishtinë. Hobi e kom muzikën. Punoj qe 7 vite, 6-në Tërstenik dhe 1 vit në Shtuticë.
Nexhmije Ymeri
Arsimtare e Historisë-Gjeografisë
Filloi punën më 2005/06

E lindur më 18.08.1977 në Qirez. Shkollën fillore e kam kryer në Qirez, të mesmen në Drenas. Fakultetin e kam kryer në Prishtinë. Dega Histori.
Rifat Bilalli
Arsimtar i Kimisë
Filloi punën më 1978

I lindur më 10.10.1955 në Shtuticë. Shkollën fillore e kam kryer në Tërstenik, të mesmen në Skënderaj, drejtimi i Shkencave Natyrore, ndërsa SHLP-në grupi Kimi-Biologji në Gjakovë. Punoj nga viti 1978 si arsimtar i Kimisë në shkollën fillore 'Zenel Hajdini' në Tërstenik dhe në shkollën 'Azem Bejta' në Shtuticë. Merrem aktivisht me politikë dhe jam aëtar i Asamblesë Komunale të Drenasit. Hobi kam sportin dhe bletarinë.
Lumnije Bilalli
Arsimtare e Matematikës
Kujdestare e klasës VI-1
Filloi punën më 1989

logodown
home | historia | personeli | programi arsimor | klasa | kontakto | harta | lidhje | privacy policy | © 2005 MAM-Kosova
Valid HTML 4.01 Transitional