Si të ... | Kosovar Wizzkids | Donatorët
drejtori | sekretari | mësimdhënësit | punëtorët teknik | pastruesit | rojtarët
gjuha | drejtimi natyror | drejtimi shoqëror | lëndët e shkathtësisë | klasa e nëntë
parashkollor | e parë | e dytë | e tretë | e katërt | e pestë | e gjashtë | e shtatë | e tetë | e nëntë

historiku i shkollës

logoup
Fillimi Shkolla fillore 'Azem Bejta' në Shtuticë ka filluar punën në vitin 1954-55 me vetëm një klasë. Këtë klasë e ka udhëhequr Selman Kukiqi dhe pas një kohe është ndërprerë. Ka rifilluar prapë më 1970-71 me dy paralele ( klasën e parë dhe të dytë) dhe ka vazhduar me klasën e pestë në vitin 73-74. Në vitin 1981 u ndërtua shkolla e re me katër mësonjëtore dhe një sallë të arsimtarëve. Puna në shkollën e re ka filluar më 82-83 me gjashtë klasë. Në vitin 85-86 shkolla ka punuar me tetë klasë (prej I deri VIII) nën drejtorin e shkollës fillore 'Zenel Hajdini' në Qëndresë.

Para luftës Më 10.04.1997 Ministria e Arsimit Shkencës dhe Kulturës e pavarësoi shkollën e Kodrës (Shtuticës) si shkollë të plotë fillore. Më 25.03.1998 Këshilli Komunal i Arsimit zgjodhi drejtor të shkollës Ruzhdi Berishën , kurse më 02.04.1998 Ministria e Arsimit Shkencës dhe kulturës e aprovoi konkursin që shkollës t'i mbetet emri 'Azem Bejta'.

Pas luftës Në vitin shkollor 2003-04 mësimi në shkollën tonë zhvillohet normalisht më nëntë paralele dhe një klasë parafillor (kl. I deri IX). Më 27.11.2003 u përurua aneksi i ri i shkollës sonë ku i plotëson kushtet normale për zhvillimin e mësimit. Në vitin shkollor 2004-05 shkolla jonë përfitoi garancën e Bankës Botërore ku u pais me tre kompjuterë, një printer dhe një foto shumëzues. Dhe gjatë këtij viti shkollor 2005-06 nga ky grant u paisën 46 nxënës me tekste shkollore, të cilët janë pa përkujdesje prindërore. Gjatë këtij viti shkollor, Shoqata e Dëshmorëve na ka ndihmuar me 12 komplete librash, ndërsa Ibrahim Bajraktari me 5 komplete librash për klasën e parë, me ç'rast dukshëm është zbutur gjendja e nxënësve në shkollë me tekste. Mbetemi me shpresë që në vitin e ardhshëm shkolla të paiset me kabinete mësimore si dhe të bëhet rregullimi i kulmit të aneksit të vjetër, ndërrimi i dyerve dhe dritareve dhe dhënja e një fasade. Kërkojmë nga DKA dhe MASHT që të gjejnë mjete ose ndonjë donator për rregullimin e këtyre nevojave në shkollë.
logodown
home | historia | personeli | programi arsimor | klasa | kontakto | harta | lidhje | privacy policy | © 2005 MAM-Kosova
Valid HTML 4.01 Transitional