Shkolla fillore 'Azem Bejta'Me pozitën e saj dhe vendin ku është ndërtuar, shkolla fillore 'Azem Bejta' ia shton edhe më tepër hijeshinë fshatit Shtuticë të Drenasit. Është shkollë njëkatëshe, me klasë bashkëkohore, kabinet kompjuterësh dhe pothuajse të gjitha kushtet që i nevojiten një shkolle. Ndodhet shumë afër varrezave të dëshmorëve dhe sikur ua din për nder jetën e dhënë. Ka një hapësirë të mjaftueshme për aktivitetet e nxënësve. Një fushë modeste sporti, vend për tu relaksuar pas mësimit dhe hije të drunjëve gjatë verës. Por ajo që e bën këtë shkollë për t'u dalluar nga të tjerat, janë nxënësit të cilët njihen ndër më të edukuarit e kësaj ane.
|