Si të ... | Kosovar Wizzkids | Donatorët
drejtori | administratori | mësimdhënësit | punëtorët teknik | bibliotekisti| rojtari
gjuha | drejtimi natyror | drejtimi shoqëror | lëndët e shkathtësisë | klasa e nëntë
parashkollor | e parë | e dytë | e tretë | e katërt | e pestë | e gjashtë | e shtatë | e tetë | e nëntë

historiku i shkollës

logoup
Fillimi Shkolla jonë është themeluar, apo e ka filluar punën në vitin 1941 kurse, fillimi i punës në gjuhën shqipe daton që nga viti shkollor 1944-45. Ndërtesë shkollore ishte një banesë private me dy dhoma mësimi në katin përdhesë sepse, sipër banonte familja e një minatori të Trepçës i cili quhej me emrin Jupa (boshnjak). Punohej me dy ndërrime, para dhe pasdite. Në këtë shkollë e cila ishte e vendosur në pronën e fshatit Rekë, tani venbanim i quajtur Tuneli i Parë, i ndiqnin mësimet nxënësit e Tunelit të Parë (kryesisht ishin fëmijë të minatorëve të Trepçës), nga fshati Rekë, fshati Zasellë (Kodër), fshati Kutllovc dhe fshati Rahovë.
Mësues të parë në shkollën shqipe ishin Halil Zymi dhe Musa Gashi, njëri punonte me klasën I-II dhe tjetri me klasën III-IV. Shkolla ishte në kuadër të rrethit të Mitrovicës të asaj kohe.
Drejtor i parë i shkollës ishte Nezir Miftari. Për shkak se çdo vit shtohej numri i nxënësve në këtë shkollë, organet komunale të ndihmuar nga 'Trepça' më 1958-59 ndërtuan shkollën e re dykatëshe nga materiali i fortë, shkolla që është edhe sot e kësaj dite. Por prapë se prapë nga numri i madh i nxënësve, lokali nuk i plotësonte kushtet me ç'rast ndërtesës shkollore ia bashkangjesin edhe një pjesë me katër dhoma mësimi, një sallë për arsimtarë, dy zyre për administratë (drejtori dhe sekretari), një sallë për lëndën e edukatës fizike, një depo, një dhomë për arkivin e shkollës, një bodrum për lëndë djegëse, tualeti për arsimtarë dhe nxënës.
Nga kjo shkollë gjer më sot (2005-06) kanë dalur 51 gjenerata nxënësish. Në periudhën që nga fillimi i shkollës ishin disa drejtorë si psh: Nezir Miftari, Musli Bruçezi, Rasim Kurshumliu, Miftar Pllana ndërsa, që nga viti 1995-96 e tutje drejtor është zonja Syzana Hyseni. Kjo shkollë, dmth. nxënësit dhe punëtorët e shkollës, përpos ditëve të lavdishme të punës në arsimimin dhe edukimin e brezave, përjetuan edhe plot të këqija nga pushteti okupues serb.
E keqja për këtë kolektiv ishte sepse në këtë shkollë e zhvillonin mësimin edhe nxënësit e minoritetit serb. Organet serbe që nga viti 1990 e tutje, larguan punëtorët (arsimtarët) nga pagat por, asnjëherë nuk ia arritën t'i mposhtin arsimtarët, nxënësit dhe punëtorët tjerë të shkollës. Nga kjo gjendje në shkollën tonë punonin shqiptarët në njërin kat dhe serbët në katin tjetër. Shqiptarët e mbanin drejtorin e vet dhe serbët drejtorin e vet. Ishte gjendje shumë e rëndë sepse, territori i Kosovës siç e dijmë, ishte nën okupimin e forcave serbe te cilat provokonin arsimtarët shqiptarë, i maltretonin ata por edhe nxënësit. Kjo gjendje edhepse ishte e rëndë, populli e ndihmoi arsimin duke i financuar me ato paga minimale dhe arsimi mbijetoi edhe në shkollën tonë

Gjatë luftës Kjo gjendje vazhdoi deri më 15.03.1999. Në skenë doli edhe UçK-ja për ta mbrojtur popullin shqiptar. Lufta filloi mes ushtrisë ruso-serbe dhe UçK-së dhe ishte një arenë e pabarabartë. Kjo zgjati deri më 10.06.1999 ku me ndihmën e aleatëve siç ishte SHBA me NATO-n, lufta u fitua nga UçK-ja. Ushtria, policia ruso-serbe dhe paramilitarët u detyruan ta lëshojnë Kosovën. Gjatë luftës nga kolektivi i shkollës më 12.06.1999 u vra nga forcat serbe arsimtari Hetem Hamza, nxënësi Jeton Shefqet Ahmeti, nxënës i klasës IV si dhe prindi Bajram Tahiri së bashku me djalin Naim Tahirin i cili ishte nxënës i shkëlqyeshëm

Tani Tani pas luftës nën administrimin e UNMIK-ut dhe organeve vendore e shtetërore, shkolla jonë vazhdon punën e saj, krenare për brezat që kanë kaluar përmes bankave të kësaj shkolle por, në një gjendje të rëndë financiare me ç'rast mungojnë shumë gjëra elementare dhe mjete të konkretizimit. Vlen të cekim se pas luftës me ndihmë minimale në meremetimin e shkollës kanë kontribuuar Mbretëria Marokene dhe disa shoqata tjera. Në vitin shkollor 2005-06 nxënësit që vijojnë mësimin janë: Parashkollorët nga mosha 5-6 vjeq, gjithsejt 45, nxënës nga kl. I deri V gjithsejt 253, nga kl. VI deri IX gjithsejt 215 dhe numri total i nxënësve në këtë shkollë është 513
logodown
home | historia | personeli | programi arsimor | klasa | kontakto | harta | lidhje | privacy policy | © 2005 MAM-Kosova
Valid HTML 4.01 Transitional