Shkolla fillore 'Elena Gjika'Katër kilometra nga qyteti i Mitrovicës gjendet Tuneli i Parë. Shkolla fillore në këtë fshat gjendet në anën e djathtë të rrugës së asfaltuar që të shpie në Shalë të Bajgorës. Nga dritarja e saj shihet lumi që rrjedhë paralel me rrugën, i cili jep një pamje mbresëlënëse me urat e shpeshta që e përshkojnë. Shkolla dykatshe e rrethuar me rrethojë të mirë dhe e ngjyrosur bukur flet që nga jashtë për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e saj. Ta shikosh shkollën nga para duket si një panoramë, në të cilën duket bjeshka që ndodhet prapa shkollës. Përveç kësaj shkolla është e rrethuar edhe me shumë ndërtesa që gjenden në të dy anët e rrugës që përshkon tërë fshatin për së gjati
|